Mbrëmjen e kaluar ish miss Kosova, Diellza Kolgeci, ishte pjesë e një eventi të rëndësishëm.
Kolgeci ka publikuar disa imazhe në profilin e saj në “Facebook” nga ndeja e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Në fotografitë e publikuara, ajo shihet duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event./Lajmi.net
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...