Tradhtia, flasin ekspertët: Pse femrat “dënohen” më shumë se meshkujt - Gazeta Express
string(65) "tradhtia-flasin-ekspertet-pse-femrat-denohen-me-shume-se-meshkujt"

Tradhtia, flasin ekspertët: Pse femrat “dënohen” më shumë se meshkujt

Shqiperi

Gazeta Express

23/11/2022 15:48

Çdo njeri ka arsye të ndryshme se përse tradhton – disa janë të dehur dhe budallenj, e disa nuk ndihen të përmbushur nga lidhja aktuale.
Por një studim sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojnë në bazë të gjinisë

Një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe.

Lexo Edhe:

Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!

Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to, dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen.

Por kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kishin qenë më ndryshe. Meshkujt evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse!

Arsye tjera se përse meshkujt kanë tradhtuar, kanë qenë mungesa e seksit të mjaftueshëm në lidhje, janë ngacmuar shpesh nga femra atraktive, etj.

Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!

Përndryshe, autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.