Me datë 24 nëntor, ne ora: 19:30 do të luhet premiera e shfaqjes “VENUS” në Teatrin e qytetit, ‘Dodona’, sipas dramës “Venera në Gëzof” nga David Ives.
Venus është një komedi e zezë rreth dëshirës, fantazisë dhe dashurisë.
“Nuk ke nevojë me m’tregu për sadomazohizëm. Unë punoj në teatër”.
Aktorja enigmatike Vanda Xhordan shfaqet papritur në audicionin e regjisorit Tomas Novaçek. Ajo këmbngulë të marrë rolin kryesor në produksionin e tij të ri – pavarësisht se duket e papërshtatshme për pjesën. Gjatë një mbrëmjeje në skenën e një teatri, takimi i tyre shndërrohet në një kërcim joshës, dehës dhe erotik.
Regjia: Bashkim Ramadani
Luajnë: Valmira Hoti, Besart Zeneli
Perkthimi: Qerim Ondozi
Skenografia: Burim Arifi
Kostumografia: Blendina Xhema
Posteri: Gentrit Z. Haziri
/Express