Kandidate në primare, Adriana Kalaja: Do t'i vë tritolin sarajeve të Ramës në Surrel - Gazeta Express
string(81) "kandidate-ne-primare-adriana-kalaja-do-ti-ve-tritolin-sarajeve-te-rames-ne-surrel"

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2022 12:24

Kandidate në primare, Adriana Kalaja: Do t’i vë tritolin sarajeve të Ramës në Surrel

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2022 12:24

Kandidatja për primaret e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja është shprehur se nëse do bëhet kryetare e Bashkisë së Tiranës, një nga objektet që do të shembë është shtëpia e Edi Ramës në Surrel, pasi sipas saj, është pa leje.

 “Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Përmban simbolikën që do të pastrosh mafian e betonit me tritol. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel.

Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e grabitur. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata. Kur përmend fjalën tritol njerëzit thonë cfarë është kjo, do të bëhet luftë? Unë kam prova që kjo pronë është grabitur. Ka filluar edhe një proces gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit.

Kur u mor vesh që është Lindita Rama pas kësaj prone… Në moment që prona është marrë mbi një dokument të falsifikuar edhe leja e ndërtimit mbi këtë pronë shpallet nul.

Në moment që leja shpallet nul, kjo ndërtesë është pa leje. Çfarë parashikon ligji? Shembjen.

Shefqet Kastrit do t’ja shembim. Nuk kam fare kompleks. Zoti Kastrati mund të ketë bërë 100 ndërtime, por ato që janë kundërshtim me ligjin do të shemben.”, është shprehur ajo në “Të Paekspozuarit”.

Kalaja është një nga 8 emrat që janë në garë për primaret në PD-në e Berishës. PD do ta zgjedhë më 4 dhjetor kandidatin zyrtar përballë Erion Veliajt për kryebashkiak.