string(139) "detaje-te-pathena-deri-tash-perse-u-shkaterrua-baza-ku-u-krye-stervitja-nga-grupi-i-sali-cekajt-adem-jasharit-e-zahir-pajazitit-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2022 7:39

Detaje të pathëna deri tash: Përse u shkatërrua baza ku u krye stërvitja nga grupi i Sali Çekajt, Adem Jasharit e Zahir Pajazitit në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

22/11/2022 7:39

Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, nën drejtimin e gazetarit Marin Mema, ka publikuar një dokumentar lidhur me Stërvitjen në Shqipëri të grupeve të para ku mori jetë UÇK-ja qysh në vitin 1991.

Të dhëna e detaje të papublikuara më herët për heronjtë kombëtarë Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra që kishin shkuar në Shqipëri për stërvitjet e para ushtarake nëpëmjet Zvicrës, Shkupit etj.

Plani ishte aq sekret sa që për të nuk dinin as familjet e heronjëve, të cilëve iu ishte thënë se po shkojnë në Zvicër e Gjermani për të punuar.

“Heronjtë duhen kujtuar gjithmonë ! Si u stërvitën në 1991 në Shqipëri grupet e para të Sali Çekajt, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit ?

Shumë të pathëna do ti gjeni në këtë dokumentar që rrëfen jo vetëm dashurinë e këtyre burrave për trojet shqiptare, por edhe sakrificat, emocionet, betejat e tyre në ato kohë të vështira”, shkruan gazetari Mema në Facebook.

aaaaa