Prifti në takim me hoxhën: Myslimanët falen 5 herë në ditë, të krishterët 1 herë në javë - Gazeta Express
string(86) "prifti-ne-takim-me-hoxhen-myslimanet-falen-5-here-ne-dite-te-krishteret-1-here-ne-jave"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2022 7:17

Prifti në takim me hoxhën: Myslimanët falen 5 herë në ditë, të krishterët 1 herë në javë

Lajme

Gazeta Express

14/11/2022 7:17

Imami i njohur nga Shkupi, Zekrija Bajrami si dhe prifti ortodoks nga Shqipëria, At-Nikolla Xhufka ishin mysafir në një emission në Kosovë që quhet Kojshia shoë.

At-Nikolla Xhufka, në këtë emision ka befasuar me deklaratat e tij për besimtarët e fesë islame. Ai, në një mesazh drejtuar rinisë shqiptare që ta duan vendin e tyre dhe fenë e tyre, duke shtuar se “myslimanët janë më të mirë së të krishterët”, pasi që sipas tij, ata falën pesë herë në ditë, ndërsa të krishterët vetëm një herë në javë.

Këto fjalë e kanë impresionuar imamin nga Shkupi Zekrija Bajrami, ku ky i fundit tha se mesazhi i priftit ishte mjaft i bukur. “I bashkëngjitëm porosisë të priftit për rininë. Ne duhet të punojmë shumë me rini, në aspektin edukativ, në aspektin e dashurisë së familjes, sepse familja është shumë e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë”, është shprehur imami nga Shkupi.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të priftit se rinia shqiptare i është përkushtuar më shumë fesë islame, imami nga Shkupi i është përgjigjur atij duke i thënë se kjo është e vërtetë, pasi që xhamitë janë të mbushura plotë me rini, ndërsa thotë ai, kishat janë të boshatisura nga rinia. Imami, me këto deklarata, në mënyrë indirekte, ka ftuar priftin t’i bashkohet fesë islame.

Nga minuta 47:00 ndiqeni reagimin të imamit Shkupi Zekrija Bajrami ndaj deklaratave të priftit At-Nikolla Xhufka