string(34) "sot-hapet-ekspozita-restrospektive"

Arte

Gazeta Express

10/11/2022 13:36

Sot hapet ekspozita ‘Restrospektivë’

Arte

Gazeta Express

10/11/2022 13:36

Sot në hapësirat e ‘Paper Gallery’ hapët ekspozita e Musë Prelvukaj, më fillim nga ora 18:00.

Paper Gallery në bashkëpunim me Prishtina Biennale hapë ekspozitën Retrospektive të Musë Prelvukaj. Kjo ekspozitë na kthenë në kohë përmes vizatimeve të artistit duke lundrar nëpër vite, nga të 60’tat deri sot.

Musë Prelvukaj I përket gjeneratës së parë që diplomoi ne Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës, këtë e vërejmë më së miri në teknikat e vizatimeve të ekspozuara. Përmes shprehjes së gjallë të vijave, dramacitetit dhe elementeve analitike me shkronja dhe simbole artisti krijon figracione kompozicionale të ndryshme të cilat e formojnë një imazh në tërësi. Motivet epike janë prezente në këto punime. Këto vepra kanë udhëtuar nëpër dhjetëra ekspozita kolektive, kurse per një muaj ato do të jenë pjesë e ekspozitës personale retrospektive ne hapësirat e Paper Gallery.

Jetesa në kohën kur është kërkuar puna e dorës, hulumtime të shumta, disiplinë dhe përkushtim i komplimenton vizatimet te cilin krijon Musë Prelvukaj.

/Express