Placenta previa nënkupton vendosjen parciale apo totale të saj mbi kanalin e qafës së mitrës duke bllokuar rrugën normale të daljes së bebit.
Kjo gjendje mund të shkaktojë gjakderdhje serioze gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e nënës, e më pas edhe të frytit.
PLACENTA PREVIA PERCRETA nënkupton shkallën më të rëndë të invadimit të indit placentar në strukturat përreth. Rastet e tilla janë kanosje direkte për jetën e Nënës shtatëzënë.
Më poshtë paraqesim një rast të PLACENTA PREVIA PERCRETA e cila kishte invade (depertu) si një kancer në fshikëzën urinare dhe ureterin e majtë (kanali që lidhë veshkën me fshikëzën urinare).
Falë përgaditjes së shkëlqyer të ekipit të Gjinekologjisë dhe Anesteziologjisë së Spitalit Amerikan në Kosovë, operacioni në fjalë u krye me shumë sukses dhe sot pacientja jonë mban bebin në krahët e saj dhe gëzon shëndet të plotë.
Imazhet më poshtë tregojnë manovrat e Histerektomis Cezariane!
Dr. Göksu Göç
Dr. Alida Hasbajrami
Dr. Premtim Gojani
Dr. Gëzim Kastrati
+ Ekipa e anesteziologëve
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.