Moti me shi ka rritur aksidentet këtë të shtunë. 2 makina të tjera të dyja të tipit ‘Mercedes benz’ janë përplasur “kokë më kokë” në aksin Fier-Mallakastër, në fshatin Lalar.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa ka persona të plagosur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Gazeta Express
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...