Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në segmenitin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.
Mësohet se një automjet bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Si pasojë e aksidentit ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.
Bëhet me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës, ndërsa policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”
Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
/Gazeta Express
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...