Emigrantët, Ramës "s'i del e keqja" me britanikët: Të mësojnë prej Gjermanisë - Gazeta Express
string(72) "emigrantet-rames-si-del-e-keqja-me-britaniket-te-mesojne-prej-gjermanise"

Shqiperi

Gazeta Express

03/11/2022 14:52

Emigrantët, Ramës “s’i del e keqja” me britanikët: Të mësojnë prej Gjermanisë

Shqiperi

Gazeta Express

03/11/2022 14:52

Debatet e fundit për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe kryeministri Edi Rama i ka komentuar edhe gjatë samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Gjermani.

Rama foli për emigrantët shqiptarë në Gjermani, duke thënë se ky shtet ka pasur një seriozitet për të zgjidhur problemin, ndërsa “këshilloi” britanikët që të shkojnë në Gjermani për të mësuar sesi të zgjidhin problemet e tyre.

Ndërkaq sqaroi se shqiptarët janë të integruar në Britani të Madhe dhe se një pjesë e tyre drejtojnë biznese.

“Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman apo ministra që të flasin për pushtim nga emigrantët shqiptarë. Nuk kam dëgjua të flasin se shqiptarët janë kriminelë, por pash një përkushtim për ta trajtuar çështjen me dinjitet, duke e radhitur Shqipërinë në vendet e sigurta, duke i dhënë fund asaj trazire të atij momenti. Ndaj, në vend që të ndizej një narrative e çmendur pushtuesish, gangsterësh, përfaqësues britanikë të vijnë në Gjermani dhe të mësojnë shpejt e të zgjidhin problemet e veta. Së dyti, më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francës kanë qenë të ligjshëm. Nëse ka një problem në kanalin e La Manshit le ta zgjidhin ata. Ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë për të bërë gjithçka, por nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike. Shqiptarët në  Britani të Madhe janë plotësisht të integruar, komuniteti i shkëlqyer. Nuk janë milion janë 140 mijë. 70% e tyre janë larguar nga Greqia dhe Italia. Ka 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë. Kur vjen fjala për kriminelët që shifrat flasin për më pak se 1%. Të flasësh për gangsterë nuk tingëllon shumë britanike, por si një britmë në një çmendinë”, tha Rama.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement