Polonia fillon ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Rusisë - Gazeta Express
string(62) "polonia-fillon-ndertimin-e-nje-muri-pergjate-kufirit-me-rusise"

Polonia fillon ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Rusisë

Lajme

Gazeta Express

02/11/2022 15:28

Qeveria e Polonisë ka autorizuar ndërtimin e një pengese të re përgjatë kufirit 210 kilometra me enklavën ruse të Kaliningradit. Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha sot se kufiri duhet të “vuloset” në mënyrë që vendi të ndjehet i sigurt, shkruan Euronews.

Masa vjen mes dyshimeve se Moska planifikon të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit nga emigrantët aziatikë dhe afrikanë. Blaszczak tha se vendimi erdhi pasi autoriteti rus i aviacionit nisi kohët e fundit fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në Kaliningrad.

Lexo Edhe:

Puna përgatitore për pengesën e re, të përkohshme ka filluar, duke përfshirë ushtarë polakë të specializuar në çminim. Muri kilometrik pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2023.

Polonia ngriti një mur çeliku përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë pasi mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin vitin e kaluar. Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun, një aleat kyç i Moskës, për lehtësimin e migracionit të paligjshëm në një sulm “hibrid” për të destabilizuar bllokun.