Kolonoskopia është një ekzaminim i përdorur për të zbuluar ndryshimet ose anomalitë në zorrën e trashë dhe rektum.
Pse kryhet?
– Për të hetuar shenjat dhe simptomat e zorrëve. Kolonoskopia mund të ndihmojë mjekun tuaj të zbulojë shkaqet e mundshme të dhimbjes së barkut, gjakderdhjes rektale, kapsllëkut kronik, diarresë kronike dhe problemeve të tjera të zorrëve.
– Ekzaminon për kancerin e zorrës së trashë. Kolonoskopia është e rëndësishme, sepse mund të zbulojë kancerin ndërsa është ende i shërueshëm, dhe polipet (rritjet e vogla) para se ato potencialisht të zhvillohen në kancer.
Rekomandohet që të gjithë personat mbi 50 vjeç, veçanërisht ata me një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë ose polipeve, duhet t’i nënshtrohen procedurës.
Falë këtij ekzaminimi, i cili mund të kryhet me anestezi dhe pa dhembje, merret informacion direkt në lidhje me strukturën, normalitetin apo patologjitë e sistemit tretës.
Prandaj është shumë e rëndësishme që në rastet e shqetësimeve të sistemit tretës të paraqitemi te mjeku i Checkup-it dhe mjeku gastro-hepatolog për të kryer këtë ekzaminim.
Spitali Amerikan Kosovë ofron pakon e kolonoskopisë me anestezion në vlerë 130 euro+ 45 euro biopsia endoskopike nese rekomandohet nga mjeku.