Akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi, arrestohet shqiptari që ishte arratisur në vendlindje - Gazeta Express
string(99) "akuzohet-se-perdhunoi-nje-34-vjecare-ne-greqi-arrestohet-shqiptari-qe-ishte-arratisur-ne-vendlindje"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2022 8:34

Akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi, arrestohet shqiptari që ishte arratisur në vendlindje

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2022 8:34

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin shqiptar, që akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në afërsi të një stacioni autobusi në Greqi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj ndërsa thuhet se 45-vjeçari u arrestua pas organizimit të një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

“Muaj i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruajnë autoritetet greke në një postim në Twitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar të hënën dhe i ka kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2.00 të mëngjesit të së martës ua kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement