Kur thoni që do të shkoni diku apo do të
bëni diçka për një moment, justifikimi i zakonshëm është që mendoni për një
periudhë shumë të shkurtër kohore, për shembull, për disa sekonda.
Mirëpo, me siguri nuk keni ditur që dikur
momenti ka qenë një ndër njësitë e matjes së kohës, dhe është konsideruar që
zgjat 90 sekonda!
Fjala “moment” për herë të parë si njësi
matjeje përmendet në vitin 1398 në Fjalorin e famshëm të Oxfordit në gjuhën
angleze, transmeton Telegrafi.
Shkrimtari John nga Trevisa ka thënë që
ekzistojnë 40 momente në një orë – që do të thotë që një moment zgjat 90
sekonda.
Mirëpo, Oxfordi që atëherë ka ndryshuar
kuptimin e termit “në një kohë shumë të shkurtër”.
Kuptimi i saktë i momentit si njësi e kohës
daton që nga Mesjeta, kur lëvizja e hijes në orën e diellit ka mbuluar 40
momente në orën diellore.
Gjatësia e orës diellore varej nga dita, e
cila gjithashtu ka lëvizur nga sezoni në sezon.
Në kohët moderne, kohëzgjatja e një momenti
nuk ka qenë kurrë fikse, kështu që ju vendosni vetë se cili përkufizim ju
përshtatet më shumë, mesjetar apo bashkëkohor.