Policia jep detaje: Si u arrestua Fatjon Murati në "blind" me Endrit Doklen - Gazeta Express
string(72) "policia-jep-detaje-si-u-arrestua-fatjon-murati-ne-blind-me-endrit-doklen"

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2022 22:39

Policia jep detaje: Si u arrestua Fatjon Murati në “blind” me Endrit Doklen

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2022 22:39

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e arrestimit të Fajton Muratit i cili ndodhej në një makinë të blinduar së bashku me Endrit Doklen ish-anëtarin e bandës së Durrësit. Në makinë me ta sipas policisë ka qenë edhe një i tretë.

Njoftimi i policisë

Tiranë – Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fation Muratit., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin  Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .

/Gazeta Express