Policia i mori brenda, lidhja e mikut dhe Endrit Dokles me masakrën e Fushë-Krujës - Gazeta Express
string(81) "policia-i-mori-brenda-lidhja-e-mikut-dhe-endrit-dokles-me-masakren-e-fushe-krujes"

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2022 22:20

Policia i mori brenda, lidhja e mikut dhe Endrit Dokles me masakrën e Fushë-Krujës

Shqiperi

Gazeta Express

08/10/2022 22:20

Fatjon Murati është arrestuar mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me makinë së bashku me Endrit Doklen. Edhe ky i fundit është shoqëruar në polici.

Murati ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Makina në të cilët u kap bashkë me Doklen raportohet se është e blinduar.

Endrit Dokle përveçse është pyetur për zhdukjen e Ervis Martinajt, ai është një nga emrat që dolën në hetimet për vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Jo më pak i dyshuar është edhe “shoku” i tij Fatjon Murati. Murati është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje në lidhje me masakrën e trefishtë.

/Gazeta Express