De Bruyne e merr dhuratë fanellën e Man Utd: “A duhet t’ia vë flakën”? - Gazeta Express
string(65) "de-bruyne-e-merr-dhurate-fanellen-e-man-utd-a-duhet-tia-ve-flaken"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2022 12:04

De Bruyne e merr dhuratë fanellën e Man Utd: “A duhet t’ia vë flakën”?

Futboll

Gazeta Express

08/10/2022 12:04

Kevin de Bruyne është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë.

Dhe, pasi është fytyrë publike, mesfushori belg është provokuar së fundmi.

Ai ishte pjesë e fitores së madhe të Manchester Cityt në derbin e qytetit me United, 6:3, shkruan “Gazeta Express”.

E pas këtij triumfi, futbollistit ofanziv, i cili i dhuroi dy asistime, iu dha një dhuratë aspak e këndshme, të cilën, dorën në zemër, as që nuk e kishte imagjinuar.

Atij iu dha fanella e rivalëve të përbetuar, Man Utd pasi u shfaq në podcastin “Mid Mid” në kanalin “Play Sports”.

Fillimisht, De Bruyne qeshi, ndërsa më pas u vu në siklet kur e mori fanellën dhe e pa emrin e tij dhe numrin 17, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

“A duhet t’ia vë flakën tani?”, tha De Bruyne, duke shtuar: “Shumica e ëndrrave janë iluzione”.

Drejtuesi i emisionit që me shaka ia bëri këtë dhuratë është një tifoz i United, ndërsa e pranoi se do të ëndërronte që mesfushori belg një ditë ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq”. /Gazeta Express/