string(96) "sara-hoxha-flet-per-problemet-shendetesore-te-vajzes-pas-lindjes-njeriu-me-i-forte-qe-kam-njohur"

Rozë

Gazeta Express

07/10/2022 19:39

Sara Hoxha flet për problemet shëndetësore të vajzës pas lindjes: Njeriu më i fortë që kam njohur

Rozë

Gazeta Express

07/10/2022 19:39

Sara Hoxha dhe Ledion Liço një javë më parë u bënë prindër për herë të tretë, teksa erdhi në jetë vajza e tyre, Ruya. Për të bijën producentja foli për herë të parë ditën e djeshme, kur zbuloi emrin e saj të veçantë, që meqë ra fjala do të thotë ëndërr, ndërsa sot ajo ka rrëfyer më shumë për lindjem e saj.

Kështu, Sara e quan të bijën si “njeriu më i fortë që ka njohur” pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore menjëherë pas lindjes dhe fatmirësisht tani është duke u rikuperuar. E teksa fokusi dhe e gjithë vëmendja e Hoxhës është ndaj të bijës, sot nis transmetimim “Dancing With the Stars”, projekt në të cilin ajo është producente.

Një javë më parë, në 30 shtator, lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më i fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjekëve, Ruya më në fund po forcohet dhe së shpejti do jemi në shtëpi. Ndonëse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira. Ajo ka zhvendosur prioritetet e mia dhe ka marrë të gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit.Nga ana tjetër, sot vjen në jetë një program shumë i dashur për ne. I gjithë ekipi ka punuar me muaj për këtë produksion dhe mezi presim ta shihni”.

Sakaq ajo nuk harroi të falënderonte edhe bashkëshortin e saj, Ledion Liçon, teksa shprehet se është shumë me fat që ka punuar me të.

Do të doja të falënderoja të gjithë, por veçanërisht atë që më ka mbuluar në të gjitha aspektet e jetës sime. Është nderi im të mësoj nga ty Ledion Liço dhe të kem emrin tim pranë tëndit sonte. Përkushtimi qe ke ndaj meje dhe ‘DWTS’ është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që punojnë me ty e dinë mirë për çfarë flas. Ky produksion sonte, familja jonë e bukur, është e gjitha falë teje!

/Gazeta Express