“The Brave”, filmi kushtuar Lazaratit në kinematë e qyteteve më të mëdha italiane - Gazeta Express
string(78) "the-brave-filmi-kushtuar-lazaratit-ne-kinemate-e-qyteteve-me-te-medha-italiane"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2022 13:31

“The Brave”, filmi kushtuar Lazaratit në kinematë e qyteteve më të mëdha italiane

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2022 13:31

“The Brave” ose “Të guximshmit”, kushtuar Lazaratit ka nisur të transmetohet prej ditës së djeshme, në sallat e UCI Cinemas, në qytetet më të mëdha italiane.

The Brave, il film dedicato a Lazarati, presto nelle sale italiane. Dal 6 ottobre, nelle sale di UCI Cinemas, nelle maggiori città italiane.

Filmi është produkt i një produksioni shqiptaro – amerikan që vendos në qendër ngjarjet e Lazaratit.

Producentët e filmit, Mark Crawford, Chad Pittman dhe Issa Zaraui thonë se filmi vetëm është frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit, por në film ka plot referenca të situatave që kanë ndodhur në atë fshat dhe pamjet e filmit të krijojnë idenë që bëhet fjalë pikërisht për krye-qendrën e mbretërisë shqiptare të drogës.

Regjisori William Kaufman dhe skenaristi i filmit Marco Balsamo janë amerikanë, dhe para se të ndërtonin ngjarjen kanë shëtitur Shqipërinë dhe madje kanë vizituar edhe Lazaratin.

Armand Assante dhe Louis Mandylor, janë 2 nga aktorët e Hollivudit që janë bashkuar me 3 nga aktorët më të mëdhenj rusë, Ravshana Kurkova, Yuriu Kutsenko dhe Ivan Makarevich, si dhe aktorët e njohur shqiptarë, Bes Kallaku, Vin Bejleri, Salsano Rrapi dhe Mensur Safqiu./Gazeta Express