Të gjithë e kemi ndjekur serialin vizatimot “Scooby-Dy” kur kemi qenë fëmijë dhe, sigurisht, fansat e serialit kanë qenë shumë entuziastë për sezonin e ri.
Megjithatë, duket se do ketë ndryshime, pasi një nga personazhet tashmë do të shfaqet si lesbike.
Velma është zyrtarisht lezbike, dhe klipet nga filmi i ri “Trick or Treat Scooby-Doo !” e kanë konfirmuar. Ka qenë prej kohësh një sekret i hapur mes fansave dhe krijuesve të “Scooby-Doo” që Velma është homoseksuale.
Edhe James Gunn, i cili shkroi filmat e hershëm live-action, dhe Tony Cervone, i cili shërbeu si producent në serialin “Mystery Incorporated”, e kanë konfirmuar seksualitetin e personazhit, por ata kurrë nuk ishin në gjendje ta zyrtarizonin atë në ekran.
Gjatë Muajit të Krenarisë 2020, Cervone shkroi në Instagram: Këtë e kam thënë edhe më parë, por Velma në ‘Mystery Incorporated’ nuk është bi. Ajo është gay. Lajmi është mirëpritur nga anëtarët e këtij komuniteti në mbarë botën.