Zgjedhjet, Duka pas takimit me Berishën: Të dalim me kandidatë të përbashkët - Gazeta Express
string(74) "zgjedhjet-duka-pas-takimit-me-berishen-te-dalim-me-kandidate-te-perbashket"

Zgjedhjet, Duka pas takimit me Berishën: Të dalim me kandidatë të përbashkët

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 12:20

Ndryshe nga PDIU, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shprehet i gatshëm që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Kështu u shpreh ai pas takimit me Sali Berishën dhe aleatët.

“Zoti Berisha e mirëpriti idenë tonë u duk i gatshëm. Natyrisht e mirëpriti parimisht dhe tha do të diskutojë më parti të tjera, jo parlamentare dhe më në fund të vendosin se cilat do të jenë modalitetet. Ky ishte rezultat i takimit të Berishës, m’u duk i gatshëm që të bashkëpunojë. Këtë kemi dëgjuar nga z.Meta, i cili është shprehur se jemi të gatshëm të dalim me një kandidaturë të përbashkët e gjithë opozita. Nëse do tentojmë të dalim me dy kandidatura, është gjë që ndodhi në 6 mars dhe mund të dështojmë. Ne po themi që kandidatë të ndryshme të partive opozitare, të mund të konkurrojë në mënyrë të lirë nëpërmjet sondazheve. Primaret e Berishës janë për të dalë kandidatët brenda partisë”, u shpreh ai.

Lexo Edhe:

Këtë të enjte kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane  Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Agrare-Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

/Gazzeta Express