Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh
Sport
Gazeta Express
04/10/2022 12:41
Bad News Eagles e ka regjistruar fitoren e parë në
kualifikimet për Majorin e CS:GO.
Ekipi nga Kosova e mposhti sot skuadrën turke,
Eternal Fire me rezultat 16:14 në Malta, shkruan “Gazeta Express”.
Skuadra kosovare po shfaq formë stabile dhe është
vetëm dy fitore larg pjesëmarrjes në Majorin e madh, që do të mbahet në Brazil,
respektivisht në Rio de Janeiro.
Në turneun prestigjioz të CS:GO, që njihet edhe si
Major, shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse shkojnë deri në 1,2 milion dollarë.
/Gazeta Express/