E pabesueshme por e vërtetë, aviokompanitë akoma porositin dhe përdorin disqet floppy - Gazeta Express
string(84) "e-pabesueshme-por-e-vertete-aviokompanite-akoma-porositin-dhe-perdorin-disqet-floppy"

E pabesueshme por e vërtetë, aviokompanitë akoma porositin dhe përdorin disqet floppy

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:51

Disqet floppy janë shumë të vjetra, por aviokompanitë akoma i porositin dhe përdorin.

Tom Perksy, thotë për veten se “është personi i fundit në biznesin e disqeve floppy, themelues i kompanisë dhe pronar i ueb-faqes floppydisk.com, që shet disqe floppy të ricikluara”

Lexo Edhe:

Kompania gjithashtu kryen punën e transfereve të disqeve, ofron program riciklimi, shitjes, përdorimit apo edhe të atyre që janë prishur.

Megjithatë, Persky pretendon se klientët e tij kryesor janë akoma përdorues të industrisë, që i përdorin disqet floppy për marrjen e informacioneve nga pajisjet medicinale.

Gjithmonë ekzistojnë njerëz që ruajnë materiale për të pasur edhe një lloj nostalgjie, e disa prej tyre sipas Perskyt i blejnë deri në 50 disqe floppy.

Kompania British Airways gjatë pandemisë së coronavirusit, ka tërhequr nga përdorimi një prej aeroplanëve të tipit Boeing 747-400, e hetuesit e kompanisë Pen Test Partner gjetën disqe floppy 3.5-inç brenda kabinës së pilotëvem që janë përdorur për leximin e të dhënave nga navigacioni. Reklama

E duket se këto disqe do të mbeten akoma në përdorim derisa aeroplanët e vjetër, akoma përdoren dhe që janë prodhuar 20 vite më parë.