Ancelotti e komenton barazimin me Osasunan, e bën një premtim - Gazeta Express
string(60) "ancelotti-e-komenton-barazimin-me-osasunan-e-ben-nje-premtim"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 8:26

Ancelotti e komenton barazimin me Osasunan, e bën një premtim

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 8:26

Carlo Ancelotti e ka komentuar barazimin e mbrëmshëm të Real Madridit me Osasunan.

Trajneri italian thotë se “Los Blancos” merituan të fitonin në bazë të lojës së shfaqur.

Lexo Edhe:

Reali barazoi 1:1 në shtëpi duke i dhënë fund serisë prej 8 fitoreve radhazi, ndërsa Karim Benzema ishte fytyra tragjike e takimit pasi e humbi penalltinë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ndeshja në përgjithësi nuk e kishte një ritëm shumë të lartë. Nuk ishte një lojë e mirë, por merituam të fitonim. Nuk ka pardon. Ekipi është mjaft i mirë. Ndeshja nuk shkoi ashtu siç dëshironim ne. Janë gjëra që ndodhin gjatë kampionatit. Ka gjëra që duhet t’i përmirësojmë. Kur kjo skuadër nuk fiton, nuk është asnjëherë e lehtë. Një barazim na lë të trishtuar, por do të reagojmë shpejt”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ai foli edhe për penalltinë e humbur nga favoriti i Topit të Artë, Karim Benzema.

“Kam menduar ta ndërroja goditësin, por Karim i ka gjuajtur dy penalltitë më të rëndësishme të sezonit të kaluar. Është goditësi më i mirë që e kemi”, shtoi tutje “DonCarlo”, i cili theksoi se sot do të dihet shkalla e lëndimit të Thibaut Courtrois, derisa beson se lëndimi nuk duket të jetë shumë i rëndë.

Barazimi i mbrëmshëm ia humbi Realit primatin në tabelën e La Ligas, të cilin tash e mban Barcelona, por me pikë të njëjtë me “Merengues”. /Gazeta Express/