Keita mund të rikthehet në Bundesligë si lojtar i lirë, pas interesimit nga klubi i njohur - Gazeta Express
string(89) "keita-mund-te-rikthehet-ne-bundeslige-si-lojtar-i-lire-pas-interesimit-nga-klubi-i-njohur"

Keita mund të rikthehet në Bundesligë si lojtar i lirë, pas interesimit nga klubi i njohur

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 10:26

E ardhmja e Naby Keitas është ende e paqartë.

Një marrëveshje për rinovim me Liverpoolin vazhdon të mungojë, teksa lojtari po kalon sezonin e fundit të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që Keita të ndryshojë klub në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, për “CaughtOffside” tha se Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për 27-vjeçarin.

Klubi gjerman thuhet se po kërkon të nënshkruajë me një mesfushor, pasi Jude Bellingham pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” pas përfundimit të sezonit.

Ish-mesfushori i Leipzigut ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. Nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovim, ai do të mbetet lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, Keita mund të negociojë me klubet e interesuara që nga janari, kur mund edhe të arrijë marrëveshje me ndonjë klub të ri. /Gazeta Express/