Reali planifikon transferimin e mbrojtësit të Man Cityt, i cili pëlqehet nga Ancelotti - Gazeta Express
string(85) "reali-planifikon-transferimin-e-mbrojtesit-te-man-cityt-i-cili-pelqehet-nga-ancelotti"

Sport

Gazeta Express

30/09/2022 23:49

Reali planifikon transferimin e mbrojtësit të Man Cityt, i cili pëlqehet nga Ancelotti

Sport

Gazeta Express

30/09/2022 23:49

Real Madridi mund të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Joao Cancelon verën e ardhshme.

Portugezi është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përshtatshmëria e Cancelos për të luajtur në të dyja anët e mbrojtjes është një faktor vendimtar në interesimin e Carlo Ancelottit.

Sipas “Diario AS”, “Los Blancos” kanë monitoruar progresin e tij që nga koha kur ai ishte te Valencia.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, Real Madridi mund të testojnë Manchester Cityn fillimisht me një ofertë prej 55 milionë funtesh.

Në anën tjetër, Guardiola besohet se nuk është i gatshëm të lejojë largimin e 28-vjeçarit – por trajneri spanjoll nuk njihet që punon kundër vullnetit të lojtarëve, në rast se dikush dëshiron të largohet.

Ndryshe, Joao Cancelo ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

Joao Cancelo / Manchester City.