“Kapoja” shqiptar, shkatërrohet grupi i drogës në Itali - Gazeta Express
string(52) "kapoja-shqiptar-shkaterrohet-grupi-i-droges-ne-itali"

“Kapoja” shqiptar, shkatërrohet grupi i drogës në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 13:58

Një grup që shpërndante drogë, me në krye shqiptarin Ardit Ismaili së bashku me italianin Enrico Caputo, është shkatërruar në Itali.

Megaoperacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të Prokurorisë së Antimafias janë ekzekutuar 22 masa sigurie (11 me burg, 4 arrest shtëpie, 1 ndalim qëndrimi në Puglia dhe 6 detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore).

Lexo Edhe:

Hetimet bënë të mundur grumbullimin e pistave serioze në lidhje me ekzistencën dhe funksionimin, në Bashkinë Melfi dhe në të gjithë zonën Vulture-Melfese, të një organizate të përhershme të dedikuar për trafikun e drogës.

Grupi shpërndante drogë, kryesisht marijuanë dhe kokainë në sheshet e tregtimit në provincën e Foggia.

/Gazeta Express