Në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj do të mbahet edhe panel diskutimi me regjisor të ndryshëm të vendit, të martën më fillim nga ora 15:00.
“Drama kosovare në letër” do të vë në diskutim çështjen e përfshirjes së dramës “reale” kosovare në dramën në “letër”. A është shkruar në “letër” drama “reale” kosovare që lidhet me aspektet socio-ekonomike, etno-kulturore e politike. Drama e shkruar kosovare, a është një reflektim apo një interpretim i realitetit subjektiv të autorit, apo një pikë vështrim ironik mbi shoqërinë dhe fenomenet tona si shoqëri e tranzicionit të stërzgjatur? Çka është shkruar dhe çka nuk është shkruar në dramat tona?
Afrim Demiri – moderator dhe Jeton Neziraj, Albana Muja, Arben Marevci – panelistë.
4 Tetor – Ora 15:00
Teatri Adriana – Kati 2
/Gazeta Express