BPB nënshkruan marrëveshje ekskluziviteti me BERZH-in për programin “Rinia në Biznes” - Gazeta Express
string(83) "bpb-nenshkruan-marreveshje-ekskluziviteti-me-berzh-in-per-programin-rinia-ne-biznes"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 14:17

BPB nënshkruan marrëveshje ekskluziviteti me BERZH-in për programin “Rinia në Biznes”

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 14:17

Në selinë qendrore të BPB-së është mbajtur takim në mes të U.D kryeshefit ekzekutiv të këtij institucioni, Artan Sadiku dhe Mark Borwman, Zëvendës President i BERZH-it për Politika dhe Partneritete.

Përfaqësuesit e BPB dhe BERZH-it kanë nënshkruar marrëveshje për lansimin e programit “Rinia në Biznes” për Ballkanin Perëndimor, që për herë të parë në Kosovë lanësohet përmes bashkëpunimit të nënshkruar me Bankën për Biznes.

Lexo Edhe:

Kredia prej 4.5 milionë nga BERZH-i, përmes BPB-së do t’u japë fonde kompanive lokale që janë në pronësi ose menaxhohen nga sipërmarrës të rinj, apo janë kompani të fazës së hershme ose mikro, si dhe biznese të gjeneratës së dytë.

Banka për Biznes tashmë ofron lloje të tjera të financave për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në bashkëpunim me BERZH.  Krahas financave, BERZH do të ofrojë shërbime këshillimore në formën e konsulentëve, e-mësim dhe trajnim, të gjitha me synimin për ta nxitur ndërmarrësinë e të rinjve dhe përfshirjen financiare në rajon.

 “Kemi kënaqësinë që të punojmë edhe një herë me partnerin tonë të vjetër ‘Banka për Biznes’, këtë herë duke përkrahur ndërmarrësit e rinj dinamikë të Kosovës. Kosova duhet të krijojë më shumë mundësi në shtëpi për fuqinë e saj të re të arsimuar. Sigurimi i qasjes më të mirë në financa dhe këshillat për sipërmarrësit e rinj do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e talentit”, tha Mark Borëman, Zëvendës President i BERZH për Politika dhe Partneritete pas nënshkrimit me BPB-në.

Artan Sadiku, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Bankës për Biznes, ndërkaq shtoi se BPB është e privilegjuar që ka arritur marrëveshje ekskuziviteti për të prezantuar programin “Rinia në Biznes”.

 “BPB është e privilegjuar që ka arritur një marrëveshje ekskluziviteti me BERZH për ta prezantuar Programin ‘Rinia në Biznes’ në Kosovë. Partneriteti ynë afatgjatë me BERZH ka rezultuar në një projekt tjetër, i cili këtë herë synon rritjen e ndërmarrësisë në Kosovë duke përkrahur pronarët e rinj të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Programi është në vijë me strategjinë e BPB, posaçërisht me përkushtimin tonë për të ofruar shërbime financiare dhe jofinanciare për sektorin e NMVM. Besojmë se qasja jonë e gjithmbarshme ndaj këtij sektori – pra, ofrimi i jo vetëm financimit, por edhe trajnimit dhe shërbimeve tjera jofinanciare – do të sigurojë marrëdhënie të gjatë dhe të besueshme me klientët tanë”, ka thënë Sadiku.

Qeveria e Suedisë po e përkrahë programin me një grant prej 3.5 milionë euro për t’i ndihmuar bankat partnere vendase që t’i rrisin kapacitetet e tyre dhe të zhvillojnë produkte të reja financiare për sipërmarrësit e rinj, si dhe për të ndihmuar firmat e vogla të kualifikuara në forcimin e operacioneve të tyre dhe ngritjen e bizneseve të tyre në një nivel tjetër.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të ambasadës së Suedisë në Kosovë.