Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ka theksuar se ka firmosur një deklaratë e cila vërteton se ai nuk është bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit.
Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është ai i cili drejton anëtarët e Sigurimit të Shtetit.
Më tej kreu i PL theksoi se kjo betejë është e fituar dhe se mazhoranca duhet të ndihet e tmerruar.
“Kam firmosur deklarate me përgjegjësi penale që nuk jam bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Ato 5 fëlliqësira të Autoritetit po i çoj te Prokuroria e Ramës.
Ku i kërcet Ilir Metës, për Sigurimin e Shtetit, jo atë kohë që kam qenë fëmijë? Ata ligjin e kanë bërë si kanë dashur, si u ka dashur qejfi. Ligjet që bëjnë ku ti shijojnë më mirë Edi Ramës. Ti bën një ligj për të falsifikuar ose legjitimaur falsifikimin e 5 fëlliqësirave.
Ata meritojnë vetëm një emër, fëlliqësira. Ata kanë edhe dimesione humanitare dhe ti nuk mundesh të nxjerrësh emrat në Pazar të njerëzve të cilët kanë punët e tyre dhe ti marrësh emrin nëpër gojë Ilir Metës. Kjo është një gjë shumë e rëndë. As më kërcet fare mua ccfarë bëjën ata”, tha Meta.