Gazetari Hoxha: Shqipëria ua ka borxh kosovarëve t'u japë përgjigje për këto tri vrasje - Gazeta Express
string(85) "gazetari-hoxha-shqiperia-ua-ka-borxh-kosovareve-tu-jape-pergjigje-per-keto-tri-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 23:13

Gazetari Hoxha: Shqipëria ua ka borxh kosovarëve t’u japë përgjigje për këto tri vrasje

Lajme

Gazeta Express

21/09/2022 23:13

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Republika e Shqipërisë u ka borxh t’u përgjigjet kosovarëve për tri vrasjet që ndodhën atje, të Remzi Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe Ahmet Krasniqit.

Hoxha në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Shqipëria duhet t’u përgjigjet familjarëve të Remzi Hoxhës, Ilir Konushevcit e Ahmet Krasniqit.

Lexo Edhe:

:Ngjarja ka ndodhur në një distancë jo më larg se 40 metra nga redaksia jonë. Ai është vrarë në Jurgicë. Unë përfshirë në tre rastet që Republika e Shqipërisë ia ka detyrim Kosovës që t’i kthejë përgjigje. Së pari është rasti i Remzi Hoxhës nga Kaqaniku, i cili u rrëmbye nga Sherbimi sekret i Shqipërisë. U rrëmbye u turturua dhe u zhduk kufoma e tij. Nuk kemi të dënuar për këtë ngjarje pasi nuk pati kufomë. Është rasti tjetër i komandantit të UÇK’së, Ilir Konushevci, i vrarë në Miliskajë të Tropojës. E kam ndjekur me detaje dhe ka qenë një histori shumë e rëndësishme dhe unë i barazojë të tre këto raste.

Republika e Shqipërisë duhet t’u kthejë përgjigje qytetarëve të Kosovës dhe familjarëve të Remzi Hoxhës, Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushevcit”, tha ai.

Mes tjerash, Hoxha tha se në këto raste janë të përfshirë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe politikanë të rëndësishëm atje, me apo pa dashje.

“Këto janë tre raste që Shqipëria nuk mund t’i lërë pa përgjigje. Janë raste kur me dashje pa dashje, agjensitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri janë përfshirë, politikanë të rëndësishëm në Shqipëri janë përfshirë, nuk e nxjerrin dot dorën jashtë nga kjo histori”, tha ai.