Klubi
prizrenas ka njoftuar këtë të martë se ka ndërprerë bashkëpunimin me
amerikanin, shkruan Gazeta Express.
Shkëputja
e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Lacy
erdhi si përforcim në “Sezai Surroi”, por duket se ai nuk ka bindur drejtuesit
e klubit pas dy xhirove të zhvilluara.
Njoftimi
i plotë nga KB Bashkimi:
“Faleminderit
Devonte Lacy!
KB Bashkimi me marrëveshje dy palëshe ka shkëputur bashkëpunimin me lojtarin Devonte Lacy. Lojtarin në fjalë e falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”. /Gazeta Express/