Jean Piaget - Gazeta Express
string(11) "jean-piaget"

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 15:05

Jean Piaget

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 15:05

Jean Piaget (9 gusht 1896 – 16 shtator 1980) ishte psikolog i shquar zviceran. Kontributi i tij më i madh qëndron në teorinë e zhvillimit kognitiv të fëmijës.

Zhan Piazhe është shumë i njohur për teorinë e tij mbi përshtatjen dhe organizimin si dy mekanizma përgjegjës për zhvillimin e strukturave kognitive (skemave).

Lexo Edhe:

Përshtatja është procesi me anë të të cilit individi përshtat të menduarit e tij në situata të reja përbëhet nga tre elementë: Asimilimi, akomodimi dhe ekuilibri.

-Asimilimi është fitimi i informacionit të ri, duke përdorur strukturat (skemat) mendore ekzistuese në përgjigje të stimujve të rinj.

-Akomodimi është përshtatja ndaj informacionit të ri me anë të krijimit të strukturave (skemave të reja). Ndryshimet në strukturat mendore shkaktojnë ndryshime korresponduese në sjellje. Ky është procesi i akomodimit.

-Ekuilibri është një balancë mes skemave dhe akomodimit. Në kohën që përpiqemi që ta përshtatim materialin e ri në strukturat mendore ekzistuese, ne përpiqemi që të ruajmë një balancë mes asimilimit dhe akomodimit që quhet ekuilibër (një formë e vetërregullimit që përdor njeriu për të realizuar një koherencë dhe stabilitet në konceptin që i bën botës).

Organizimi është tendenca që ka njeriu për të sistemuar dhe kombinuar proceset në sisteme koherente dhe të ndërlidhura logjikisht. Strukturat kognitive që ne formojmë, na lejojnë që të përfshihemi në një të menduar edhe më komplekse. Strukturat fizike na japin një analogji për idenë e Piazhes për organizimin. Për të lexuar një material ju ktheni faqen, lëvizni sytë, mendoni, përqendroheni etj. Të gjitha këto struktura fizike organizohen me qëllim për të realizuar një veprim.

Stadet e zhvillimit kognitiv

Piazheja besonte se individi zhvillohet kognitivisht, përmes formimit të

strukturave kognitive më të sofistikuara në kohën që kalon përmes katër stadeve.

1-Stadi Sensomotorik

Stadi i parë, të cilin tashmë e kemi paraqitur është stadi sensomotor. Ai zgjat nga lindja deri në dy vjeç.

2-Stadi paraoperacional

Stadi paraoperacional zgjat nga dy deri rreth shtatë vjeç. Tani fëmija ka përfaqësues mendor, është i aftë të pretendojë, dhe është një hap i shkurtër në përdorimin e simboleve.

3-Stadi i operacioneve konkrete

Stadi i operacioneve konkrete zgjat nga mosha shtatë deri në 11 vjeç. Fjala operacion (veprim) u referohet veprimeve ose parimeve logjike që përdorim për të zgjidhur problemet.

4-Stadi i veprimeve formale

Periudha e operacioneve formale. Rreth moshës 11 vjeç njeriu fillon të kuptojë se si funksionojnë idetë abstrakte shkencore, morale, dhe të kuptojë lidhjet e tyre logjike. Gjithashtu rritet dukshëm aftësia e fëmijëve për të zgjidhur probleme me anë të arsyetimit si dhe aftësia për të menduarit simbolikisht me anë të fjalëve dhe numrave. Ata fillojnë gjithashtu të kuptojnë marrëdhëniet hipotetike (nëse X do të ndodhte, atëherë Y do të ishte pasoja), logjikën e eksperimentit sistematik dhe testimin e hipotezave. Adoleshentët dhe të rriturit në stadin e operacioneve formale janë të aftë që të trajtojnë një problem duke menduar zgjidhje të mundshme dhe duke lënë mënjanë idetë e papërshtatshme gjersa të gjejnë atë që përshtatet./Psikologjia