Ballkani ka arritur sigurt në Kosovë, teksa minuta më parë ka ateruar në aeroportin e Prishtinës.
Nisja e tyre e parë mbrëmë ishte afër që të përfundonte me fatalitet, kur xhami i aeroplanit u plasarit, shkruan Gazeta Express.
Klubi suharekas ka njoftuar se ka arritur në Prishtinë sot, ndërsa e përshkroi ngjarjen e mbrëmshme.
“Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë. Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta”, thuhej në njoftimin e klubit portokalli.