EMRI/ 34-vjeçari asfiksohet në llixhat e Elbasanit - Gazeta Express
string(49) "emri-34-vjecari-asfiksohet-ne-llixhat-e-elbasanit"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2022 8:08

EMRI/ 34-vjeçari asfiksohet në llixhat e Elbasanit

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2022 8:08

Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën. Burimet bëjnë të ditur se Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta, të ngjarjes por dyshohet se viktima sebashku me një mikun e tij, t’i kenë hapur vetë rubinetat dhe të kenë mbushur vaskat.

NJOFTIMI I POLICISË
Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.