Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje në mes të Tiranës.
Duma solli në vëmendje një pallat në zonën e Liqenit, ndërsa u shpreh se bëjnë sikur nuk e shikojnë.
“Prona në 2013, do legalizojmë çdo gjë. 2022, çfarë po legalizoni? Sot do legalizoni pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze atje. Aty ku hani dreka dhe darka, aty tek Liqeni nuk kishit parë një 7-katëshe se nga kishte mbirë dhe po legalizoni këtë pronën e cila ja ka marre pronën dikujt, shtetit apo privatit, po se është miku juaj po legalizoni këtë pronën . Për këtë pronë do merrni ca mln euro nga BE dhe do thoni që kemi kapur standardet”, u shpreh Duma.
Ndërsa sa i takon rrugëve, Duma deklaroi se ato janë çdo standardi, edhe pse ndërtohen me fondet e BE.
“Ndërkohë që ndërtojmë ne sot rrugët në jug, që janë jashtë çdo standardi, me gjashtëfishin e kostove. BE thotë ku është kosto e mirëmbajtjes. Autostrada Tiranë Durrës? Nuk mund ta quash më autostradë. Sa herë vjen dhe ikën shikoni nga një aksident. Është një gallatë e madhe propagandë juaj”, tha ndër të tjera Duma.
Duma më tej ka ironizuar qeverinë me propagandën siç tha ajo të integrimit. Sipas saj, ajo që thotë maxhoranca ka 10 vjet për integrimin i sjellë në vëmendje “Doktor Gjilpërën” e Faik Konicës.
“Nuk mund të shërohet një i sëmurë mendor me vaj kapsllëku”, tha Duma.
“Sa herë ju flisni për 10 integrimi nuk e di pse kam parasysh Konicën me “Doktor Gjilpërën”, por ta kishte shkruar sot është e njëjta gjë, Shqipëria e Doktor Gjilpërës është. Nëse do të kishte dhënë ndonjë nga ato recetat metaforike mjekësore do kishte thënë: Ej ju njerëz ndaloni se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapsllëku. Të ngecur me sikur. Ju keni menduar që në 10 vite mund ti hidhni vaj si ai i kapsllëkut makinës së propagandës, jepi cik vaj dhe mund ta ç’tensiononin situatën. Ashtu siç qeshni ju me veten dhe shqiptarët, ashtu qesh edhe unë me faktin se si vazhdoni të gënjeni. Tre kolona ka integrimi, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe llogaridhënie përgjegjësi dhe marrje përgjegjësish”, tha Grida Duma.
/Gazeta Express