Programi IPA, Balluku-Tabakut: Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria - Gazeta Express
string(97) "programi-ipa-balluku-tabakut-fakti-qe-kemi-ndryshuar-4-here-koordinatorin-ben-qe-te-humbe-memoria"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 10:51

Programi IPA, Balluku-Tabakut: Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2022 10:51

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin efiçencë, pasi copëzohet, taksa theksoi se nuk bie dakord me vendimet e PS-së për aq kohë sa pengojnë integritetin.

“Sot në parlament do të diskutohet marrëveshje kuadër të fondeve IPA. Unë dua të ngre disa shqetësime në lidhje me fondet me efektivitetin e  zbatimit të tyre dhe financat. Kam ngritur me shqetësim faktin që Shqipëria ka ndryshuar koordinatorët. Nuk kam ndermen të merrem me cilësi por me integritetin. Dua të merrem me strukturë.

Ndarja e koordinimit të fondeve të BE dhe IPA të vendosura nga një godinë tjetër nga ajo e Ministrisë së Jashtme e copëtojnë procesin. Shqipëria e ka ndryshuar 4 herë operatorin kombëtar të IPËS. Kjo ka sjellë problem, e si parlament nuk duhet të lejohen të ndodhin. Nuk bie dakord me vendimet e PS-së, aq kohë sa pengojnë integritetin”- tha ndër të tjera Tabaku.

Pas miratimit të marrëveshjes IPA III nga Kuvendi, do të nisë dhe disbursimi i fondeve nga programi IPA 3, që ka një afat deri në vitin 2027. Fillimisht pritet miratimi i IPA 2021 me rreth 65 milion euro dhe në 6 tetor nga Brukseli pritet të miratohet edhe IPA 2022, me një fond 79 milion euro.

Ndërkohë shqetësimeve të ngritura nga Tabaku i është përgjigjur Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha se fakti se vendi ynë e ka ndryshuar 4 herë koordinatorin për faktin se nuk e bazojnë fitoren e suksesin te puna te individi por te puna në grup dhe se puna do të përmirësojë procesin.

Ministrja shtoi se nëse kërkojmë të rrisim aftësinë për përthithjen e fondeve IPA dhe të kemi organizim tjetër për koordinatorin apo edhe të angazhojmë më shumë forca nuk tregon që krijojmë vakume.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, të cilin e miratojmë sot. Unë do të përgjigjesha për disa gjëra që tha parafolësja. Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, bën që të humbë memoria. Ne nuk i kemi bazuar as arritjet as fitoret tek individi, por puna në grup.

Ekspertët që merrem me IPA vijojnë dhe përmirësojnë punën e tyre. Nëse kërkojmë të rrisim aftësinë për përthithjen e fondeve IPA dhe të kemi organizim tjetër për koordinatorin apo edhe të angazhojmë më shumë forca, kjo nuk tregon që krijojmë vakume.

Gjatë programit IPA 2, nga 2014 në 2020 janë miratuar 9 mbështetje buxhetore me buxhet 324 milion. Lehtësira për zbatimin e projekteve IPA janë të rëndësishme për zbatimin e projekteve me këto fonde. Duhen kapacitete njerëzore, eksperiencë nga shkruara deri tek përthithja e fondeve.

Ne po përmirësojmë procesin. Tashmë kemi drejtori të dedikuar për të gjithë procesin. Duhet thënë që format e zbatimit të programit IPA 3 nga 2021-2027 parashikohen përmes disa programeve. Ratifikimi i marrëveshjes për IPA 3 i lë vend nisjes së procedurës për marrëveshjen IPA 2021 duke nisur zbatimin e 5 projekteve me kosto 64.9 milionë euro.

Në tetor 2022 pritet të miratohet paketa financiare IPA 2022”, u shpreh Balluku.

/Gazeta Express