Kjo është qendra informuese për të gjithë turistët që vendosin të ecin nëpër bjeshkët e Deçanit.
Një ndër to është edhe Pllaqica e Vokshit, me mbi 2000 metra lartësi.
Mënyra më e lehtë e ngjitjes në bjeshkë ëshë me këtë këtë llojë të veturës.
Abedin Binakaj, që nga muaji qershor ka zgjedhur që verën ta kalojë atje, bashkë me familjen e tij, tha për emisionin “#gjesi” në T7.
Ndryshe nga jeta në Deçan, Binakaj tregon për jetën pa televizor, internet e telefon.
Kjo i jep atij dhe familjes qetësi shpirtërore.
Qëndrimin në bjeshkë të familjes Binakaj, çdo ditë e shoqërojnë edhe ushqimet tradicionale, u shpreh ai për “#gjesi” në T7.
Pjesë e sofrës së konakut të kësaj familjeje është edhe leqeniku, shoqëruar me kos e djathë dhie.
Për shekuj me radhë familja ka si traditë kultivimin e deleve. Dhe 150 krerë dele që Binakaj ka, kanë një pamje më ndryshe nga ato që shihen zakonisht.
Para kullotjes, ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë mjeljen e deleve.
Kullotjen, delet e bëjnë zakonisht në zonën e Pllaqicës e deri te maja e Gjeravicës, e cila është ndër më të lartat në Kosovë.
Në Pllaqicë të Vokshit ekzistojnë edhe kafshë e shpezë të egra, të cilat nuk mund të shihen në asnjë vend tjetër.
Bukuri të tilla të cilat i kanë Bjeshkët e Deçanit, mund t’i vizitojnë të gjithë ata që duan të qëndrojnë në stanet e këtyre familjeve.
Për më shumë, ndiqeni videon në vazhdim.