Abuzimi me tenderin, Italia refuzon ekstradimin e Alban Malavecit
Shqiperi
Gazeta Express
14/09/2022 12:20
Italia ka refuzuar ekstradimin e Alban Malavecit. Ky i fundit akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tender në të njëjtin proces me ish-drejtorin e RTSH Thoma Gellçin.
Ekstradimi u refuzua me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale në Itali.
Malaveci ndodhej në arrest shtëpie, por gjykata ja ka shuar masën e sigurisë.