Shfaqja “Loja e martesës”, nesër dhe pasnesër në Teatrin e Gjilanit - Gazeta Express
string(64) "shfaqja-loja-e-marteses-neser-dhe-pasneser-ne-teatrin-e-gjilanit"

Arte

Gazeta Express

12/09/2022 14:54

Shfaqja “Loja e martesës”, nesër dhe pasnesër në Teatrin e Gjilanit

Arte

Gazeta Express

12/09/2022 14:54

Më 13 dhe 14 shtator, përkatësisht këtë të marte dhe të merkur, në Teatrin e Gjilanit luhet shfaqja “Loja e martesës” me regji të Shkelzen Berishës.

Shfaqja është e adaptuar nga vepra me të njëjtin emër nga dramaturgu amerikan Edward Albee. Aktorë të shfaqjes janë: Mejreme Berisha dhe Naser Zymberi.

Për shfaqjen:

Dy njerëz që pas 40 viteve martesë përpiqen të ndahen, por s’munden.

Të rrosh vetëm apo me dikë, kjo është çështja, që e përshkon këtë vepër sa komike, po aq edhe absurde dhe dramatike, duke prekur thellësisht boshtin dhe paradokset e lidhjeve martesore dhe vështirësive familjare. Përgjatë përplasjeve, moskuptimeve, anktheve, akuzave, dhembshurisë, çifti protagonist, përshkruan fazat e lumtura e të besnikërisë, e trishtuara e të aferave, të mosinteresimit dhe këtë të fundit, të ndarjes. Këto momente i shoqëron edhe leximi i një ditari të gruas që përmban komente për herët dhe mënyrat me të cilat kanë bërë dashuri… diku 3000 herë në 40 vjet.

“Çka po do me thanë?” e “Çka po du me thanë?” dhe “Po t’la!” e “S’ke me m’lanë!” – janë lajtmotivi i fjalëve që shoqëron një zënkë të tejzgjatur gjinish, e cila vjen në skenë me një koncept të kuruar estetik dhe inskenim kamertal, duke e ftuar publikun të reflektojë për çështje që shqetësojnë familjen, shoqërinë dhe trazojnë botën njerëzore.

Përsëritja e dialogut se Burri do të ndahet nga Gruaja, është pikërisht ajo që pa marrë parasysh deklaratave, ata nuk arrijnë të marrin vendimin për t’u ndarë nga njëri-tjetri. Në sytë e autorit, përsëritja dhe rutina shërbejnë edhe si torturë por edhe si rehati për jetën, pra dukuri të cilat duhet t’i përqafojmë dhe pranojmë si normale.

Shënim: Shfaqja është koproduksion mes Shkelzen Berisha dhe Teatrit të Gjilanit

Mbështetur nga Drejtoria për kulturë, rini dhe sport e Komunës së Gjilanit

/Gazeta Express