string(55) "kujtojme-dante-aligerin-permes-perkthyesit-pashko-gjeci"

Arte

Gazeta Express

07/09/2022 14:57

Kujtojmë Dante Aligerin përmes përkthyesit Pashko Gjeçi

Arte

Gazeta Express

07/09/2022 14:57

Më 7 shtator 1918 lindi Pashko Gjeçi, përkthyes dhe studiues i njohur. U nda nga jeta në vitin 2010. Në këtë ditë kujtese rekomandohet për lexim “Komendia hyjnore” e Dante Aligerit, sjellë në shqip nga Pashko Gjeçi.

Dante Alighieri u lind në Firence, Itali, në vitin 1265. Poezia e tij e hershme ndjek traditën e poezisë romantike e cila u trashëgua prej Provençalëve te poetët italianë, si Guido Cavalcanti, miku dhe mentori i Dantes. Vepra e parë madhore e Dantes është Vita Nuova (1293-1294). Kjo sekuencë lirikash, sonetesh dhe prozash përshkruan dashurinë e tij, së pari tokësore e më pas shpirtërore, për Beatricen, të cilën e kishte parë që kur ishte nëntë vjeç e që ndërroi jetë kur Dante ishte 25 vjeç. Dante u martua rreth vitit 1285, shërbeu në ushtrinë e Firences dhe u ngjit në pozicionin e udhë- heqësit në politikën e hidhur fraksioniste të qytet-shtetit. Si një nga magjistratët e qytetit, iu duk e nevojshme të dëbonte udhëheqësit e të ashtuquajturit fraksioni i “Zi” dhe mikun i tij Cavalcanti i cili, ashtu si Dante, ishte një i “Bardhë” i spikatur. Por, pasi të Zinjtë morën kontrollin e Firences në vitin 1301, ai u gjykua në mungesë dhe u dëbua nga qyteti, përndryshe do të vritej. Nuk u kthye më kurrë në Firence. Pak dimë për jetën e tij në dëbim. Thuhet se studioi në Paris, megjithatë, nëse kjo është e vërtetë, ai u kthye në Itali, sepse vitet e fundit të jetës i kaloi në Verona dhe Ravena. Kur ishte në dëbim, shkroi Convivio-n, një lloj konspekti poetik i filozofisë së mesjetës, si dhe një traktat politik, Monarchia. E nisi Komedinë (e cila më vonë u quajt Komedia hyjnore) rreth viteve 1307-1308. Gjatë një misioni diplomatik në Venecia në vitin 1321 Dante u sëmur dhe u kthye në Ravena, ku ndërroi jetë.

Komedia Hyjnore- Analize letrare

1.Krijimi dhe burimi i veprës

Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë, por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315 deri më 1321.

E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend.

Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtar të paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore.

Këtë komedi e cilësojnë dy komponenta krijuese

1) origjinaliteti përmbajtësor dhe stilistik dhe

2) gërshetimi mjeshtëror e shkrirja në një tërësi e burimeve që Aligieri i ka pasur nga antikiteti apo lashtësia , nga filozofia e antikitetit , filozofia bashkëkohore,nga platforma politike e lëvizjes bashkëkohore ku ka qenë pjemarrës edhe Danteja.

2.Ndërtimi formësor
Është e ndarë në 3 pjesë të barabarta : Ferri , Purgatori dhe Parajsa.
Secila pjesë ka 33 këngë, bashkë me këngën e parë si hyrje , vepra ka 100 këngë.
Është e shkruar në strofa tercina , me nga tri vargje njëmbëdhjetërrokëshe.
Poetit i dalin përpara tre bisha: Luciferi ka tri gojë.
Këtu shfaqet numri tre si numër karakteristik.
Vendi i ngjarjes është bota e amshuar.
Botën e amshuar poeti e koncepton në formë të rrathëve koncentrik.

Rrathët koncentrik shkojnë në drejtime të kundërta.
Në Ferr ku janë të vendosur mëkatarët , rrathët koncentrik, sa vijnë e ngushtohen , me drejtim nga lartë poshtë , kurse në Purgator dhe Parajsë , ku janë të vendosur njerëzit e pastruar nga mëkatet dhe të shenjtët, rrathët sa vijnë e zgjerohen , me drejtim nga poshtë lart.
Rrathët koncentrik të Ferrit kanë nga një brez ku janë të vendosur mëkatarët përpos rrethit të shtatë (3 breza),rrethit të tetë(10 breza), rrethit të nëntë(4 breza).
3.Shresimet kuptimore
Temën dhe idenë e shtrimë në dy rrafshe : 1)mistik-religjioz dhe 2)alegorik-shoqëror-politik.

Në rrafshin mistik-religjioz , është që tu tregojë njerëzve se rruga e ndërtimit të karakterit , të moralit , të etikës duhet të jetë sipas parimeve tjera nga ato që praktikonin nga bashkëkohësit e Aligierit.

Në rrafshin alegorik-shoqëror-politik , është se udhëtimi i tij imagjinar në botën e mashuar bëhet për t‟u folur bashkëkohasve se me veprimet e tyre shoqërore dhe politike të gabuara pengojnë bashkimin e italisë dhe i sjellin shoqërisë e kombit dëme të mëdha.

Prandaj nga konteksti kohor përkon distanca të ndryshme kohore.

4.Subjekti i poemës

Poema nuk ka subjekt themelor. Poeti tregon udhëtimin e tij imagjinar në botën e amshuar , duke i shfaqur ngjarjet nga jeta e përditshme në të cilën jetonte edhe vetë autori dhe kështu paraqet kërkesën e tij përpërmirësimin e asaj shoqërie.

Ngjarjet , bisedat , konfliktet njihet historikisht por edhe emocionet , përjetimet, meditimet janë të njeriut të kësaj botë. Ky udhëtim nis me Ferrin , kjo pjesë e veprës është më e gjatë dhe ka vlera më të mëdha.

Danteja këtu komunikon me bashkëkohësinë duke i dhënë asaj kritikë mjaft të ashpër,pa i kursyer shtresat e privilegjuara.

Në këngën e parë shkrimtari na hedh në botën e amshuar. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të mëkatarëve na dëshmon për të keqen e së tashmes.

Në këtë udhëtim imagjinar Danteja gjendet në një pyll të dendur e të errët që në aspektin religjioz personifikon njeriun e mbushur mëkate, e në aspektin alegorik personifikon Firencën e tij të përçarë në shumë parti të armiqësuara mes vete.

Këto parti ishin ajo e guelfëve dhe e gibelinëve, ose e të bardhëve dhe e të zinjve.
Poeti nga kjo kodër vëren një kodër tjetër që shkëlqen nga rrezet e planetit.
Kjo në rrafshin fetar simbolizon perspektivën e Firencës, apo perspektivën e njeriut të çliruar nga veset e këqija.
Duke e kaluar pyllin Dantes ia zënë rrugën tre bisha : pantera – me simbolikë mëkatet e njeriut në moshën e rinisë, luani-mëkate e lakmisë së njeriut për pushtet të bëra në moshë të rritur, ujkonja-mëkatet e njeriut lakmitar të parasë.
Po e njëjta në rrafshin alegorik simbolizon : pantera-luftën përçarëse të partive politike të Firencës dhe dëmet që sjell ajo , luani-Firencën që e pengonte bashkimin e Italisë , dhe ujkonja – simbolizon papën e pangopshëm.
Danten nga kjo errësirë e shpëton Virgjili.Virgjili është simbol i urtësisë, i arsyes dhe i njohurive shkencore të njeriut të kësaj bote.

Virgjilin e dërgon Beatriçeja.Virgjili e përcjell Danten nëpër tërë rrathët e Ferrit dhe të Purgatorit , kurse në Parajsë e udhëheq Beatriçeja sepse Virgjili ishte pagan dhe nuk mund ta shoqëronte edhe në Parajsë.
Në Ferr dhe Purgator Danteja përderisa udhëhiqej nga Virgjili dëgjon britma, ulërima, vaje, kuje, mallkime të cilat më tepër e shqetësojnë poetin vizionar se sa poetin pagan.

Përpara Ferrit janë të vendosur ata që nuk kanë bërë as mirë as keq sepse ata nuk kanë qenë as me Zotin as kundër Tij.
Pasi kalojnë lumin Ankeron dy udhëtarët hyjnë në Ferr, ku mëkatarët janë të ndarë varësisht nga shkalla e mëkatit.
Në rrethinë e parë janë të vendosur paganët dhe fëmijët e papagëzuar si Homeri , Sokrati , Platoni ,Aristoteli etj (për këta ka respekt për aspektin shkencor por për aspektin fetar nuk i pëlqen).
Në rrethin e dytë janë vendosur mëkatarët e epsheve dhe tradhtarët e besnikërisë bashkëshortore.(Pëlqen dashurinë por jo tradhtinë bashkëshortore).
Këtu paraqitet si më e famshme historia e Françeskës që martohet me një çilimi të shëmtuar, e tradhton të burrin me atë se bën dashuri me vëllain e burrit Paolën.
Në rrathët tjerë më të ngushtuar poeti e takon Ferinatin, Ferinati ishte kundërshtar partiak i Dantes(i guelfëve) dhe i cili dy herë i kishte thyer guelfët.
Ferinati kish penguar djegjen e Firencës dhe kish vdekur krenar për atë që kish bërë.Në rrethin e tretë Danteja vendos papët e kohës , Bonificin VIII, i cili më 1300,organizoi pelegrinazh jo për çështje fetare po për të grabitur popullatën ngase kishën e kish bërë vend tregtie e pazarllëqesh të ndyta e poshtëruse.
Në rrethin e nëntë të rezervuar për mëkatarët më të mëdhenj ku mundimet janë më të mëdha ngase mëkatarët i mundon akulli që vjen nga krahët e Luciferit.

Këtu kemi të paraqitur Kont Ugolinin i cili ishte kryetar i Pizës, një kohë ra në konflikt me nipin Ninon .
Armiqësinë e shfrytëzon kryepeshkopi Ruxheri , e akuzon Ugolinin si tradhtar e turma e dënon që ai bashkë me dy djemtë e me dy nipërit të vdesë nga uria në një kullë të vetmuar.
Në purgator pastrohen shpirtërat,përmes pendesës.
Purgatori ka shtatë rrathë, ku njerëzit vuajnë mëkatet si : krenaria, smira, hidhërimi, zymtia, grykësia dhe epshi.
Mëkatarët vazhdimisht ngriten në shkallë deri sa të arrijnë Parajsën tokësore , për të fluturuar pastaj në Parajsën qiellore.
Në udhëtimin nga Parajsa tokësore në Parajsë qiellore e shoqëron Danten Beatriçeja.
Parajsa ka vetëm tre rrathë, të cilët i vënë në lëvizje tre grupe qiejsh, gjithsej nëntë qiej.
Në qiellin e fundit është e vendosur Perëndia , prej ku buron dashuria.

/Gazeta Express