Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërcënues - Gazeta Express
string(78) "nushi-pse-ministrja-haxhiu-nuk-e-ka-raportuar-ne-polici-burrin-e-saj-kercenues"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2022 12:45

Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërcënues

Lajme

Gazeta Express

06/09/2022 12:45

Zyrtari i Partisë Socialdeokrate (PSD), Nol Nushi ka thënë se burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi “njihet si kërcënues kronik”.

E ka shpërndarë një lajm nga koha kur Krasniqi e kishte kërcënuar Visar Ymerin.

“A thu a e ka paraqitë ministrja në polici?”, ka pyetur Nushi në Facebook.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën e ka paralajmëruar një qytetar se do ta raportojë në Polici.

Kjo për shkak të një statusi ironizues ndaj ngjarjes që Haxhiu e ka treguar që një prind i ka shkuar në zyre për ta raportuar se si kanë tentuar t’ia dhunonin vajzën 14 vjeçare. /Express