Ismet Çekorja është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri të ndodhur në lagjen “Guerrile” në Shkodër ditën e sotme.
Më datë 29 Gusht, Çekorja doli para mediave duke kërkuar drejtësi për djalin e tij Bajram Çekorja që është shpallur në kërkim për një atentat të dështuar ndaj Alban Bruçit në 25 gusht. Ndërsa sot, u ekzekutua me armë zjarri.
Bajram Çekorja është shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit i cili i shpëtoi vdekjes.
Tre ditë më parë babai i tij i vrarë sot doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar lidhur me atentatin e bërë ndaj Bruçit. Sipas tij i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Sipas të ndjerit kjo bëhej pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, sepse e kanë frikë djalin e tij.
Pasi u qëllua me breshëri Çekorja është dërguar në spital por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit. Autori është në arrati.
Njoftimi i policisë
Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
/Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...