Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Ndërkohë bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit janë të pranishëm ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe homologia e saj në Kosovë, Arbërie Nagavci.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri i Kosovës Albin Kurti , u shpreh falënderues për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë dhe këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë shqiptare”, tha Kurti.
Po ashtu ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova, aty ku po zhvillohet ceremonia në kuadër të ditës së parë të shkollës për nxënësit e Kosovës. Abetarja e unifikuar do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha Kushi.
‘Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinës për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Por, unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkoje dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb! ’- tha Kushi
Kujtojmë se trajnimet e mësuesve për abetaren e përbashkët nisën më 29 gusht.
/Gazeta Express