Tuchelit i pëlqen Milinkovic-Savic, i cili ka refuzuar kalimin në Arsenal dhe Newcastle - Gazeta Express
string(86) "tuchelit-i-pelqen-milinkovic-savic-i-cili-ka-refuzuar-kalimin-ne-arsenal-dhe-newcastle"

Futboll

Gazeta Express

30/08/2022 22:06

Tuchelit i pëlqen Milinkovic-Savic, i cili ka refuzuar kalimin në Arsenal dhe Newcastle

Futboll

Gazeta Express

30/08/2022 22:06

Agjenti i Sergej Milinkovic-Savic, Mateja Kezman ka pranuar që trajneri i Chelsea Thomas Tuchel është një adhurues i madh i yllit të Lazios, por ai ka thënë se serbi ka refuzuar që t’i bashkohet Arsenalit dhe Newcastle, ndërkaq klubet e Seria A nuk kanë para për të

Serbi konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A derisa ka shënuar 22 gola në 37 ndeshje (11 gola dhe 11 aisste) sezonin e kaluar. Ai është lidhur me një largim nga kryeqyteti italian, por Lazio asnjëherë nuk ka marrë ofertën e duhur për të.

“Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në ditët e fundit të merkatos së verës, ai do të qendrojë në Lazio. Koha do të tregojë sa gjatë”, tha agjenti i tij Kezman, ish sulmuesi i Chelsea për gazetën Il Corriere dello Sport.

“Asnjë klub nuk i përgjigjet çmimit të Claudio Lotitos këtë verë dhe nuk mendoj se situata do të ndryshoj”.

A mund të largohet SMS në janar?

“Nuk e di, varet nga Botërori, gjithçka është e mundur”, tha Kezman.

Ish sulmuesi nuk mendon se ai është i hapur për të nënshkruar zgjatje të kontratë me Bardhekaltërit. Kontrata e Milinkovic-Savic me Lazion skadon në qershorin e vitit 2024.

“Kanë mbetur pak ditë deri në fund të afatit të verës dhe nuk ka kohë për të diskutuar për kontratën e tij. E kemi edhe Botërorin gjithashtu, ne do të flasim në të ardhmen”, tha ai.

“Pas sezonit të tij të shkëlqyeshëm, mendova që klubi do ta bënte një ofertë, por për shkak të Covidit, situata ka ndryshuar. Klubet italiane nuk kanë para për të. Ka pasur interes për të nga klubet jashtë Italisë, por problemi fillon kur ata mësojnë çmimin e tij”.

“Gjithmonë flas me Lotiton, ndonjëherë nuk pajtohemi, po ai ka investuar në Sergej, si Tare ashtu edhe Inzaghi që e kanë ndihmuar atë që të bëhet njëri nga më të mirët”.

A ka bërë ofertë Manchester united për të këtë verë?

“Sergej ka zgjuar interesim, ka pasur bisedime në të kaluarën, por kjo nuk ka ndodhur për shumë arsye”.

Por, Chelsea?

“Thomas tuchel e dëshiron atë më së shumti, por ai ka nevojë më shumë për një mbrojtës qendror”.

Arsenali dhe Newcastle?

“Të them të drejtën, Sergej dhe unë nuk mendojmë se këto dy ekipe janë për të, ai dëshiron të luajë vazhdimisht në Ligën e Kampionëve”.

SMS po luan sezonin e tij të tetë në Lazio ku ai ka shënuar 58 gola dhe ka bërë 54 asiste në 297 ndeshje. Ai e ka filluar mirë edhe sezonin 2022/23 ku deri tash ka bërë dy asiste në tri ndeshje të Serie A. /GazetaExpress/