Bashir Ahmed, përforcimi i radhës te Ylli - Gazeta Express
string(40) "bashir-ahmed-perforcimi-i-radhes-te-ylli"

Sport

Gazeta Express

28/08/2022 19:34

Bashir Ahmed, përforcimi i radhës te Ylli

Sport

Gazeta Express

28/08/2022 19:34

KB Golden Eagle Ylli ka prezantuar edhe një tjetër basketbollist të huaj.

Kampioni i Kosovës ka njoftuar këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me Bashir Ahmedin, shkruan Gazeta Express.

Klubi nga Suhareka nuk ka dhënë informata rreth lojtarit, por në njoftim u theksua se ai do të jetë me klubin drejt synimeve për mbrojtjen e titujve.

Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit:

“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtarin Bashir Ahmed i cili do të jetë me ne drejt synimeve tona për mbrojtjen e titujve”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement