string(125) "impiantet-qe-vijne-nga-bangladeshi-leshojne-mbetje-te-madhe-squfuri-berisha-ben-denoncimin-e-forte-nuk-do-jetohet-me-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2022 12:28

“Impiantet që vijnë nga Bangladeshi lëshojnë mbetje të madhe squfuri”, Berisha bën denoncimin e fortë: Nuk do jetohet më në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2022 12:28

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Kreu i PD tha se nga Bangladeshi po vijnë impiante për prodhimin e energjisë.

“Dua të sjell në vëmendje e publikut, një zhvillim anti ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë.
Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë.
Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre.

Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.

Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro.Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro.”, tha ai.

/Gazeta Express