Rahoveci përforcohet me një qendër amerikane - Gazeta Express
string(44) "rahoveci-perforcohet-me-nje-qender-amerikane"

Basketboll

Gazeta Express

23/08/2022 13:22

Rahoveci përforcohet me një qendër amerikane

Basketboll

Gazeta Express

23/08/2022 13:22

Klubi i basketbollit Rahoveci është përforcuar me një qendër amerikane.

Rasheed Worrell është basketbollisti që do të bëhet “Vreshtar” për sezonin 2022/23, shkruan “Gazeta Express”.

Ai është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat 4 dhe 5.

Për Worrell, ky është vitit i katërt që paraqitet në basketbollin evropian.

Ai kishte luajtur në Angli dhe në Spanjë, për të vazhduar së fundmi në ligën elitare norvegjeze.

Sa u përket statistikave, ai kishte “double-double” me një mesatare prej 16 pikësh dhe 10.9 kërcimesh për ndeshje.

Rahovecasit synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ardhshëm të Superligës së basketbollit, i cili do të fillojë më 10 shtator. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement