Sot promovohet libri ‘Reshat Randobrava MONOGRAFI’ - Gazeta Express
string(48) "sot-promovohet-libri-reshat-randobrava-monografi"

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 13:47

Sot promovohet libri ‘Reshat Randobrava MONOGRAFI’

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 13:47

Sot më fillim nga ora 19:00 në hapësirat e Kino Armatës do të promovohet libri monografi për Reshat Randobrava.

Reshat Randobrava është autor këngësh i njohur. Reshat Randobrava është njëri ndër kompozitorët tanë më të spikatur të krijimtarisë muzikore të zhanrit të muzikës së lehtë. Vlerat e këngëve të këtij zhanri, përpos që vlerësohen nga kritika profesionale, realisht vlerësimi më i mirë i tyre mbetet jetëgjatësia e tyre. Mbi të gjitha, vlerat e krijimtarisë muzikore të Randobravës kanë lidhshmëri të ngushtë jo vetëm me poezitë nga poetët tanë të njohur, por edhe me folklorin tonë shqiptar, e që është bazë e pothuajse shumicës absolute të krijimtarisë së këtij kompozitori. Këngët e tij kanë marrë edhe shpërblime të shumta nëpër festivalet e Kosovës dhe më gjerë.

Teksti është nga Dr. Rreze Kyeziu, lektorimi nga Drita Nimani, përkthimi i Mik Randobraves.

/Gazeta Express